Radioja
Për të hapur radion, zgjidhni
Menyja
>
Radioja
ose shtypni tastin e radios FM.
Zgjidhni nga të mëposhtmet:
Mbylle — Mbyllni radion.
Telefoni juaj
9
Ruaj kanalin — Ruani një kanal aktiv.
Vetësintonizimi — Akordoni automatikisht kanalet e radios. Për të filluar akordimin
automatik, lëvizni lart ose poshtë.
Sintoniz. me dorë — Akordoni me dorë kanalet e radios. Për të ndryshuar frekuencën,
lëvizni lart ose poshtë.
Cilëso frekuencën — Futni një frekuencë që dëshironi.
Fshij kanalin — Fshini një kanal të ruajtur.
Riemërto — Riemërtoni një kanal të ruajtur.
Radio me orë — Menaxhoni funksionet e radios me orë.
Altoparlanti ose Kufjet — Dëgjoni radion duke përdorur altoparlantin ose kufjen.
Për të rregulluar volumin e radios, lëvizni majtas ose djathtas.
Juve mund t'ju nevojiten kufje që përputhen për marrje më të mirë të sinjaleve të radios.
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni
muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke
përdorur altoparlantin.